ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 12 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 15 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 15 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 15 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mustafa: Negociatat nuk dështuan, dështoi strategjia e VV-së për t’ia hedhur fajin LDK-së

albnews by albnews
26 December, 2019
in Kosova
0
Paralajmëron Mustafa : Procesi zgjedhor që nuk është transparent, do të anulohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas njoftimit për dështimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook nuk i ka konsideruar të dështuara negociatat, por e ka vlerësuar të dështuar strategjinë e Vetëvendosjes që ta lë LDK-në fajtore.

“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, ka shkruar ai, ndër tjerash.

RelatedPosts

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht

Gjermania i bën thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë përmbajtje në lidhje me shënjestrimin e institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia

Ka akuzuar Vetëvendosjen për shpërfillje të rregullave “për të cilat kishim rënë dakord”.

Sipas tij, Vetëvendosja s’i ka fituar të gjitha përgjegjësitë dhe ka fituar pothuajse aq sa edhe LDK-ja. “Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit”.

Mustafa ka thënë se Vetëvendosje me kërkesën që për të mbështetur presidentin nga LDK-ja të marrë më shumë ministri, “s’është parim, por tentim për të përfituar më shumë”.

“Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë”, ka thënë ai duke thënë se ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, përmes votës të tyre, na kanë dhënë besimin për të ndryshuar gjërat për të mirë.

LDK-ja dhe unë, pavarësisht arsyeve të shumta që lidhen me raportet tona me VV-në në të kaluarën, jemi ulur në tryezë dhe kemi negociuar.

Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës.

Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord.

Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.

Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar.

Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së.

Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shume, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja. Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Mandatin në 6 tetor, për një deputet më shumë se LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, e ka marrë për ta larguar PAN-in e jo për ta sfiduar LDK-në.

LDK-ja dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët e Kosovës më 6 tetor. Natyrisht, jo duke shpërfillur përpjekjet për ta lënë LDK-në fajtore për ambiciet përtej legjitimitetit qytetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Video-mesazhin e sotëm, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, përpara se t’ua drejtonin qytetarëve, është dashur të na i thonë neve të LDK-së, meqë na konsiderojnë partnerë.

Gjithsesi, mesazhin e kemi të qartë edhe ne në LDK, por besoj edhe qytetarët e Kosovës.

Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.

Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore.

Vetëvendosja ka filluar ta kuptoj këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet.

E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result