Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi sot një shkrim të gjatë të cilin e publikoi në Facebook, ku sqaroi gjerë e gjatë çështjen e ‘mini-Shengen’it Ballkanik’. Ai u përgjigj në komentet për bashkëpunimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Më qartë ai u deklarua edhe për akuzat e shumta që iu bën për tradhti ndaj shtetit të Kosovës.
Rama vazhdoi replikat edhe me komentues të shumtë që po shkruanin tek ai në Facebook.
Një nga përgjigjet e tij ishte edhe lidhur me takimet që ka pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq,ku tha se i njëjti është takuar me të, me Thaçin, Mustafën e Haradinajn disa herë radhazi.
Disa nga komentet dhe replikat:
Kur qytetari Ilir Krasniqi i shkruan Ramës se ”Me dashamiresine me te madhe z.Kryeminister, juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbine lojen e piste qe ajo luan, dhimbjen qe popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) ne veqanti e kane perjetuar nga ky shtet. Ktu nuk behet fjale vetem per nje Vucic. Ketu behet fjale per nje shtet te tere me Vucica, çë nga Akademia e Shkencave Serbe e deri tek nje pijetore e thjeshtë ata jane unik sa i perket Kosoves dhe Shipetareve ne pergjithsi duan Zhdukjen tone.
Dhe meria me e madhe eshte se nje shtet i tille pas gjith atyre masakrave e perdhunimeve rrahjeve e burgosjeve sot kerkon ta marre stafeten e liderit te Balllanit dhe ju pa dashje po e ndihmoni”.
Kryeministri përgjigjet se: Mbase nuk e kupton ti i dashur ate qe kuptoj dhe po bej une, prandaj i’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak😊 Gezuar Krishtlindjet
Gëzim Prelvukaj: Tradhetarë nuk je por as politikan nuk je ….pak jengut ne raport me Vuçiqin por e kuptojme qe ke qellime te mira , por keshtu gezohet vetem Vuçiq e Serbia. Prape ta kuptojme se Institucionet e Kosoves e kane pas per detyre te jene ne at tryeze , pasi qe kane marre pjese edhe neper tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin neper shume vende te botes e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeminister kerkuam qe te prisin pak sa Kosova te kete perfaqesues te denje si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Gëzuar Kershendellat e per shume mot 🍷
Edi Rama: Jo politikan s’jam te them te drejten e s’dua hiç te jem, me mjafton te jem ky qe jam, nje qytetar i vene ne sherbim te politikes se vendit te tij dhe “s’bej per burre” kur i thone asnje politikan, ndersa per ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pese vjet ky proces e Vuçiçi ka qene nja pesembedhjete here ne tryeze me mua, me Hashimin, me Isen, me Ramushin dhe me te gjithe lideret e vendeve te tjera te rajonit bashke, po kete here u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgje e re nuk ndodhi😊 Gezuar edhe ty🙏
Bilal Osmani : Lolo kryeministër je treguar, Do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???kapadahi n vehte sikur Shqipria e jotja eshtë turpi nuk ka fund. Për shërbime t huaja punon jo për shqiptarët………
Rama: Mua shoqeria shqiptare me ka dhene mandatin per te folur ne emer te saj dhe ka pese vjet qe ka nisur ky proces e jane dakordesuar gjerat mes te gjitheve, sa ne Berlin e sa ne Bruksel, po ty faleminderit per fyerjet dhe te uroj gezuar Krishtlindjet, bashke me deshiren qe Zoti te te ndriçoje arsyen e zbuse gjuhen e vrazhde, per veten tende jo per mua, se une jam mesuar me te gjitha dhe fjalet e keqia me kane bere me te forte😊
Merita Mulaku: Po si të ulemi me te në një tavolinë kur ai ishte në një krah me slobodne millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e reçakut? Kur te gjitha viktimat që u bën në kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?
Edi Rama: Dikur Kosoven nuk e pranonin ata ne asnje tavoline, ndersa Kosova perpiqej te ishte ne çdo tavoline dhe e arriti! Sot iken Kosova nga tavolina (perkohesisht uroj), nderkohe qe paqja behet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe behet ne tavolina nuk behet ne barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimene dhe Presidenti i Ukrahines ulet ne tavoline me Presidentin e Rusise, se s’po te jap me shume raste se arrita ne Vlore e duhet te zbres nga makina tani 😊 Gezuar Krishtlindjet