Tiranë/ “Kishte 20 minuta që kishte marrë turnin”, 28-vjeçari ra nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe humbi jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në Tiranë, ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Lidhur me këtë ngjarje bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.

Bazuar në dëshmitë e kolegëve në vendngjarje, mësohet se i riu kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin. Në momentin e ngjarjes i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit. 

Share This Article