Ambasada britanike uron për konstituimin e Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur konstituimin e Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës teksa ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është tejet i vonuar.

Sot në seancën konstituive të Legjislaturës VII kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca i Vetëvendosjes që mori edhe vota të LDK-së, me të cilën parti VV-ja nuk ka arritur deri tash që të sigurojë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe urojmë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për zgjedhjet e tyre. Pothuajse tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, formimi i qeverisë është tejet i vonuar”, thuhet në urimin e kësaj ambasade.

Share This Article