Donald Trump ka thënë se nëse arrin të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe të bëhet president, do të shqyrtojë mundësinë që miliarderin amerikan Elon Musk ta angazhojë si këshilltar, shkruan Wall Street Journal.
Dyshja raportohet të kenë diskutuar çështjet sesi Musk i cili është në krye të platformës X si dhe të kompanive SpaceX dhe Tesla, do të trajtonte çështjet ekonomike si dhe politikat e sigurisë kufitare, transmeton Telegrafi.
WSJ gjithashtu raporton se Musk ka informuar Trumpin për fushatën e tij për të bindur liderët e bizneseve të fuqishme amerikane, që të mos mbështesin presidentin aktual Joe Biden, i cili mundi Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020.
Në kuadër të këtyre bisedimeve është përfshirë edhe investitori Nelson Peltz, që ka të bëjë me projektin e ruajtjes së të dhënave që do të parandalonte vjedhjen apo mashtrimin me vota gjatë zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e Trumpit dhe Muskut nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave për komente, por as edhe ata Bidenit që refuzuan të japin ndonjë koment mbi këto pretendime.