Të dhëna tronditëse janë zbuluar për platformën online “Shein”. Mësohet se pas hulumtimeve, janë zbuluar substanca të rrezikshme toksike në rroba dhe produkte për fëmijë dhe gra të shitura në mbarë botës.
Përqendrimet e toksinave shumë të rrezikshme, kancerogjene në rrobat dhe këpucët e blera nga faqet e internetit të Shein në vende të ndryshme europiane, ishin në sasi shumë më të mëdha (mbi 100%) se kufijtë e lejuar.
Ndër substancat e rrezikshme të zbuluara në përqendrime të larta janë ftalatet, substanca të lidhura me shkaktimin e çrregullimeve hormonale, obezitetit, sëmundjeve të zemrës, disa forma kanceri dhe probleme të fertilitetit.
Edhe formaldehidi në veshjet e fëmijëve, një substancë që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes tek fëmijët (astma, bronkit dhe pneumoni të rënda), si dhe zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit te njerëzit e ekspozuar ndaj tij, si leucemia dhe kanceri i mushkërive.
Gjithashtu, raporti zbulon se kompania, e cila është me bazë në Nanjing, Kinë, po shkel rregulloret mjedisore të BE-së për kimikatet dhe po vë shëndetin e konsumatorëve dhe punëtorëve.