Gjuha rome bëhet zyrtare në Prizren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Komunës së Prizrenit miratoi me shumicë absolute votash e vendimit për ndryshimin e Rregullores për përdorimin e gjuhëve në këtë institucion, duke përfshirë në dispozitat e këtij akti edhe gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar.

Propozimi për ndryshimin e Rregullores u prezantua para anëtarëve të Kuvendit nga udhëheqësi i Njësisë për komunikim me publikun, Ymer Berisha.

“Projekt-rregullorja është ndryshuar në një nen, e kemi shtuar një fjali, ku gjuha rome është gjuhë zyrtare në përdorim”, tha Berisha.

Ai rikujtoi se vendimi për gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar është aprovuar më herët në këtë organ dhe se me ndryshimin e plotësimin e rregullores përmbyllet vendimmarrja administrative lidhur me këtë çështje.

Share This Article