Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, ka treguar shenja të qarta të lodhjes fizike dhe mendore.
Kështu shkruan gazeta Wall Street Journal , duke iu referuar dëshmive të 45 zyrtarëve dhe ekspertëve të cilët janë në kontakt ose janë marrë me Presidentin, pas dyerve të mbyllura, dhe të cilët janë intervistuar nga gazeta “gjatë disa muajve “.
Shumë e përshkruajnë Biden si një president të luhatshëm për sa i përket pranisë dhe energjisë së tij.
Gazeta përshkruan një sërë rrethanash në të cilat Biden u shfaq i hutuar, deri në atë pikë sa të injoronte detajet ose informacionin e disponueshëm publikisht, ose “bërjen e deklaratave të pakuptueshme bazuar në shënime të shkruara”.
Burimet e cituara nga gazeta përmendin, për shembull, negociatat me dyer të mbyllura për rifinancimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilat u zhvilluan shkurtin e kaluar.
Sipas 5 zyrtarëve që morën pjesë në takim, presidenti “nganjëherë foli me zë aq të ulët saqë disa e patën të vështirë ta dëgjonin”.
Biden “u mbështet në shënimet e shkruara për deklarata të dukshme, ndaloi shpesh dhe mbylli sytë për periudha të gjata, saqë shumë në dhomë pyesnin veten nëse ai ishte ‘fikur’”.