Kërkimi në Symi për prezantuesin britanik të BBC-së, Michael Mosley , i cili ishte zhdukur që prej mesditës të së mërkurës (5 qershor) teksa ndodhej me pushime në ishull grek me gruan e tij pati një fund tragjik.
67-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë shkëmbore dhe në një distancë rreth 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës, siç shihet edhe dhe fotot e mëposhtme.
Pranë tij është gjetur çadra e diellit që mbante ditën kur u zhduk dhe një orë dixhitale.
Trupi i tij u gjet përmbys, me dorën e majtë në gjoks.
Pas ekziminimit fillestar mjekët kanë përjashtuar mundësi e një ngjarje kriminale pasi nuk kanë konstatuar dëmtime.
Kalbja e trupit është e avancuar, kështu që mjekët nuk mund të përcaktojnë saktë shkakun e vdekjes madje as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë.
Rezultatet zyrtare të nekropsisë, e cila do të bëhet në Rodos Greqi, priten të hënën.
Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit.