Shqiptari thyen një tjetë rekord Guinness në Pogradec, heq bluzat duke mbajtur topin me kokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptari Agim Agushi thyen edhe njëherë tjetër rekordin Guinness.

Kësaj radhe Agushi kishte zgjedhur qytetin e Pogradecit për thyerjen e rekordit të radhës së heqjes së bluzave, për gjatë mbajtjes së topit me kokë.

Pas thyerjes së rekordit, kosovari Agim Agushi nuk ka fshehur emocionet e këtij momenti për faktin se e ka patur dëshirë të hershme certifikimin e këtij rekordi me logon e Pogradecit.

Pas 14 rekordeve të thyera në shumë qytete europiane, Agushi ka siguruar se do të vijojë të thyejë rekorde të kësaj gare edhe në qytete të tjera të vendit.

Rekordi i mëparshëm ishte heqja e 25 bluzave, rekord që mbahej nga kosovari dhe një polak. Rekordi i ri është 26 bluza të hequra.

Share This Article