Taylor Swift “dridhi” stadiumin Wembley të premten mbrëma, duke dhënë një performancë elektrizuese në Londër para mijëra fansave të pranishëm në turneun e saj Eras Tour.
Ekzistojnë spekulime se në mesin e 90 mijë fansave ishte edhe Princi William, shkruan DailyMail.
Ai festoi të premten ditëlindjen e tij të 42-të në koncert dhe solli edhe fëmijët e tij, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, por Kate nuk ishte me ta.
Princi William dhe mega-ylli, Taylor Swift njihen për miqësinë e tyre, duke qenë se kishin ndarë skenën në vitin 2013 në Pallatin Kensington për të performuar këngën “Livin’ On A Prayer” me Jon Bon Jovin.
Edhe pse kjo shfaqje u realizua më shumë se një dekadë më parë, duket se anëtarët e familjes mbretërore kanë vazhduar të jenë fansa të përkushtuar të Swift.