Gjeorgjia po jeton përrallën e saj teksa u kualifikua në 16-tën e fundit të Euro 2024 pas një fitoreje historike 2-0 ndaj Portugalisë.
Kvaratshelia dhe ekipi i tij do të përballen me Spanjën në raundin e 16-të, të cilët deri më tani janë parë si favoritët kryesor për të fituar EURO 2024. Megjithatë, përpara kësaj përballjeje, gjeorgjianët kanë një nxitje shumë të fortë për të fituar.
Ish-kryeministri i vendit (nga 2012 deri në 2013) Bidzina Ivanishvili, i cili themeloi partinë politike në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” pasi e quajti fitoren ndaj Portugalisë “të mrekullueshme dhe ëndërrimtare”, ka deklaruar se do t’i jepte një bonus 10 milionë euro ekipit dhe stafit stërvitor në rast se mundin edhe Spanjën.