UEFA sqaron pse u anulua goli i Ajaxit kundër Realit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak kohë pas përfundimit të ndeshjes mes Real Madridit dhe Ajaxit, UEFA e sqaroi vendimin për ta anuluar golin e shënuar nga Nicolas Tagliafico, në pjesën e parë të ndeshjes që përfundoi me rezultat 2:1 për madrilenët.

Dusan Tadiç ishte në pozitë jashtë kohë dhe edhe pse ai nuk e preku topin, gjyqtari i ndeshjes e anuloi këtë gol pasi u konsultua me VAR-in.

Rregulli thotë se një gol mund të anulohet për pozitë jashtë loje nëse lojtari, edhe pa e prekur topin, e pengon kundërshtarin të luajë në mënyrë normale, ose ia mbyll pamjen portierit kundërshtar.

“Në minutën e 38-të të ndeshjes mes Ajaxit dhe Real Madridit, goli i shënuar me kokë nga Nicolas Tagliafico u anulua pas konsultimit me VAR”, shkruan UEFA Liga e Kampionëve në llogarinë zyrtare në Twitter.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply