VV: LDK, partneri i vetëm për koalicion

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të dielën ka zhvilluar punimet mbledhja e 39-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook nga ana e kësaj partie bëhet e ditur se fjalën hapëse e mbajti kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.

Ai shpjegoi se si viti që po mbyllet ka qenë vit i humbur, nga këndvështrimi i interesave shtetërorë të Kosovës.

“Një qeverisje e paaftë dhe e kapur, ka shënuar dobësim e regres si në politikën e jashtme ashtu edhe në sferat e brendshme të zhvillimit ekonomik, drejtësisë, arsimit e shëndetësisë”, u shpreh Kurti. 

Për më tepër, Kurti ka thënë se viti i kaluar ishte i rëndësishëm, pasi edhe një herë Lëvizja Vetëvendosje shënoi rritje elektorale, duke dalë sërish e para e duke fituar të drejtën për të themeluar qeverinë.

Ai theksoi edhe një herë vendosmërinë dhe përkushtimin e Lëvizjes për ta përmbushur mandatin që ia dhanë votuesit në zgjedhjet e nacionale të 6 tetorit, duke parë si partner të vetëm për koalicion Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këshilli i Përgjithshëm përshëndeti dy aktivistët, Glauk Konjufcën dhe Arbërie Nagavcin, të cilët u zgjodhën nga Kuvendi i Kosovës si kryetari e nënkryetarja e organit më të lartë të Republikës.

Më pas vijuan diskutimet e debatet mbi situatën politike, sfidat e brendshme e ato rajonale, si dhe u shtjelluan nevoja për përforcime strukturore të Lëvizjes, për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave, të rinjve e mërgatës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, derisa në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës kryetar i ri u zgjodh Glauk Konjufca i VV-së./kp

Share This Article