Ashtu edhe siç, ishte parashikuar uragani “Beryl” vijon të mbjellë viktima dhe shkatërrim në të gjitha vendet ku ka kaluar, ndonëse ka disa ditë që është krijuar në oqean dhe fuqia e tij duhej të ishte zbehur.
Pasi la të paktën 10 viktima dhe dëme të pallogaritshme në Karaibe, Xhamajkë dhe Meksikë, “Beryl” goditi Teksasin me të njëjtën furi.
Raportimet flasin për të paktën 3 viktima, dëme të mëdha dhe më shumë se 480 mijë banorë pa energji elektrike.
Zyra e guvernatorit të shtetit u ka kërkuar vazhdimisht banorëve që të mos e nënvlerësojnë stuhinë, ndërsa portet e naftës janë mbyllur dhe shumë fluturime janë anuluar.
Beryl pritet të lëvizë nëpër shtetet qendrore të Amerikës, përfshirë Misisipin, më vonë gjatë javës.