ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025 10 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 26 minutes ago
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump 34 minutes ago
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë  43 minutes ago
Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura 45 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Dumani: Është kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra

albnews by albnews
9 July, 2024
in Albania
0
Dumani: Është kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, autoritetet e Drejtësisë kanë kryer procedurat për ekstradimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i larguar nga vendi disa orë përpara se Prokuroria e Posaçme të kërkonte një vit më parë autorizimin e parlamentit për arrestimin e tij.

Kërkesa për ekstradimin e tij u konfirmua sot nga kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, por pa ofruar detaje.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Zoti Ahmetaj u vu nën hetim për disa vepra penale, që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Ndaj tij janë ngritur dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve.

Prokuroria, në dosjen dorëzuar parlamentit, vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Megjithatë ai e ka bërë publik vendqëndrimin e tij, në Lugano të Zvicrës, ndërsa firmosi një kontratë me një firmë lobimi në Shtetet e Bashkuara për të informuar politikbërësit amerikan mbi akuzat, sipas tij “të rreme” të ngritura nga SPAK. Kontrata me një vlerë 150 mijë dollarë, u nënshkrua në fillim të vitit, dhe parashikon të përfundojë në fund të këtij muaji.

Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat, zoti Ahmetaj ka pretenduar për një prapavijë politike në hetimet e zhvilluara ndaj tij. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se kishte tentuar ta bënte kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës. Zoti Ahmetaj ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që për momentin të kthehet në Shqipëri, dhe se kjo mund të ndodhte “kur e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Prokuroria ka sekuestruar dy vila që sipas saj, rezultojnë të jenë në pronësi të ish bashkëshortes dhe partneres akuale të tij, si dhe 4 apartamente në pronësi të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe dy llogari bankare të tij ku ishin depozituar mbi 124 mijë euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

26 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

26 December, 2025
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

26 December, 2025
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result