Universiteti Western Balkans ka zbatuar për herë të parë testin OSCE (Objective structured clinical examination), duke shënuar një risi të rëndësishme në programin tonë mjekësor këtë vit akademik.
Një vit më parë, Fakulteti i Mjekësisë në Universitin Westen Balkans, hapi dyert me idenë, shpresën dhe besimin për të sjellë në frymë të re në konceptimin dhe implementimin e një programi që ishte ambicioz, inovator dhe i mbushur me sfida.
Me mbështetjen e profesorëve të Universitetit të Cambridge që trajnuan e asistuan në programin dhe mënyrën e mësimdhënies stafin akademik, me pasionin e punën e palodhur të ekipit të mjekëve dhe pedagogëve dhe sigurisht me entuziazmin e dëshirën e studentëve, përmbushi pritshmëritë.
Për herë të parë në Shqipëri u prezantua testi OSCE (Objective structured clinical examination), si një formë e re testimi, e njohur në mbarë botën prej afro 50 vitesh si një metodë efektive vlerësimi dhe mësimdhënieje. Ky ekzaminim i strukturuar dhe me kohë përbëhet nga stacione të shumta që simulojnë mjedise klinike reale për të testuar kompetenca të ndryshme klinike.
Gjatë këtij testimi studentët e Universitetit Western Balkans kaluan me sukses nëpër katër etapa, duke menaxhuar skenarë të rasteve klinike dhe duke kryer detyra thelbësore si: marrja e historisë klinike, sigurimi i mbrojtjes personale, kryerja e ekzaminimeve fizike të përgjithshme dhe specifike, kryerja e hetimeve dhe sigurimi i mbështetjes themelore të jetës (BLS).
Studentët u vëzhguan dhe u vlerësuan nga afër nga mjekët.
Kjo mënyrë testimi, OSCE, është rezultat i përkushtimit dhe punës së vazhdueshme prej muajsh të një ekipi të gjerë mjekësh, specialistësh të urgjencës dhe lektorëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin Western Balkans.
Pas praktikave të shumta klinike në Spitalin Amerikan dhe Hygeia, kjo metodë inovative e testimit është tashmë pjesë e provimeve vjetore. Ajo synon të ndihmojë mjekët e ardhshëm të fitojnë aftësi praktike klinike, kompetenca thelbësore të komunikimit dhe aftësinë për të menaxhuar çështje komplekse mjekësore.