VIDEO-FOTO/ Krim i tmerrshëm në Britani, 26-vjeçari vret gruan dhe dy vajzat e komentatorit të njohur sportiv të BBC, policia apel qytetarëve: Bëni kujdes!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka nisur “gjuetinë” për kapjen e një vrasësi serial.

Sipas mediave britanike është shpallur në kërkim 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili akuzohet për vrasjen e 3 grave të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, të cilat janë anëtarë të së njëjtës familje, më konkretisht gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC Five Live, John Hunt.

26-vjeçari Kyle Clifford

Policia ju ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të tregohen të kujdesshëm nëse bien në kontakt me të riun pasi konsiderohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Sipas Sky News, shkollat  ​​e St Michael në Enfield dhe  Bright Horizons Enfield Hillly Fields Day Nursery dhe Preschool i kanë mbajtur fëmijët në ambiente të mbyllura si një masë paraprake pasi “gjuetia” për kapjen e Kyle Clifford vazhdon në zonë.

26-vjeçari lëvizte në rrugë i armatosur me një hark, dhe sipas dëshmitarëve në momentin që ndodhi ngjarja janë dëgjuar të bërtitura në zonë.

Share This Article