Agjentët e Shërbimit Sekret të ShBA-së e larguan shpejt nga skena e një tubimi ish-presidentin dhe kandidatin për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, në Butler të Pensilvanisë, pasi ai u rrëzua në skenë dhe u dëgjuan të shtëna me armë.
“Fox News” raporton se të shtënat u duk se nisën pak pas fillimit të fjalimit të Trumpit në një tubim të shtunën në mbrëmje.
Zëdhënësi: Trumpi është mirë
Zëdhënësi i ish-presidentit Donald Trump, Steven Cheung, tha se Trumpi “është mirë”.
“Presidenti Trump i falënderon organet e sundimit të ligjit dhe reaguesit emergjentë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të neveritshëm. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një object mjekësor lokal. Më shumë hollësi do të pasojnë” – tha Cheungi në një deklaratë.
Ndërkohë raportohet se presidenti Joe Biden ka pranuar një raport fillestar rreth incidentit në tubimin e rivalit të tij, sipas Shtëpisë së Bardhë.