Haradinaj: Kurti të bëjë qeverinë ose të lëshojë rrugë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam në nijet të shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje në televizionin publik ka thënë se nuk sheh interesim te Kurti për ta bërë qeverinë.

“Kurti e ka më shumë që të jetë ai në kauzë dhe jo t’u jipen zgjidhje problemeve. Kurti ka qëllim që të jetë pjesë e kauzës që është çdo herë në rritje. Ai nuk e ka fokusim formimin e Qeverisë. Për fat të keq kjo është një kosto e madhe për Kosovën. Një qasje e tillë është e rrezikshme. Është e pakuptimtë pse zoti Kurti nuk fokuson energjitë e veta në krijimin e Qeverisë”, ka thënë ai./rtklive/

Share This Article