Amarildo Pajtoni, një i ri 27-vjeçar, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor.
I riu, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni, raportohet se ka bërë aksident me motor.
27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte iniciuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.
Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit maksimal të mjekëve në Spitalin e Traumës, ai nuk mbijetoi.
Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.
“Ah zemra e vëllait, pse më le vetëm”, shkruan ai.
Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të angazhimit të hershëm në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të qendrës tregtare “Pajtoni”, që ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.