Shkencëtari kinez, He Jiankui, që një vit më parë shkaktoi një skandal botëror, duke sjellë në jetë bebet e para gjenetikisht të modifikuara, u dënua sot me tre vite burg, sipas agjencisë së lajmeve “Kina e Re”.
He Jiankui njoftoi në nëntor 2018 se kishte arritur të sillte në jetë dy binjake me ADN të modifikuar, për t’i bërë ato rezistente ndaj virusit të SIDA-s, nga i cili ishte infektuar babai i tyre.
Në atë kohë, qeveria kineze, e akuzuar për tolerancë, urdhëroi pezullimin e hulumtimeve dhe e vuri nën hetim policor Jiankui-n.
Shkencëtari u dënua nga një gjykatë në Shenzhen, për kryerje të paligjshme të manipulimeve gjenetike të embrioneve për qëllime riprodhimi, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve.
“Kina e Re” shtoi se, si rezultat i këtyre hulumtimeve, kanë lindur gjithsej tri foshnje gjenetikisht të modifikuara./ATSH/