Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.
Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 41°C
në zonat e ulëta 21 deri 43°C
në zonat bregdetare 25 deri 39°C