Angli: Përfitoi mbi 24 mijë euro gjoja se ishte me aftësi të kufizuara, gruaja kapet duke vrapuar në maratonë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 49-vjeçare në Angli, u shtir kinse është me aftësi të kufizuara për të fituar mbi 24 mijë euro, por mashtrimi i saj u zbulua kur ajo u pa në maratonë duke vrapuar.

Sara Morris, nga Stone, Staffordshire, e ekzagjeroi gjendjen e saj dhe mori shumë pagesa për pavarësinë personale (PIP) nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve (DWP) në 2020.

Gruaja, e cila kërkoi përfitime për sklerozën “e rëndë” multiple, u pa më vonë duke vrapuar në gara 5 km, 10 km dhe gara maratonë konkurruese.

Nga 20 tetori 2020 deri më 25 prill 2023, ajo u pagua me 20 mijë e 528 funte (24 mijë e 440 euro) dhe konkurroi në 73 gara midis majit 2019 dhe dhjetorit 2022.

Prokurorja Regan Walters i tha gjykatës: “Përfitimet iu paguan mbi bazën e asaj që ajo do të njoftonte DWP për çdo ndryshim që ndikonte në shumën e përfitimeve. E pandehura ka nënshkruar formularin e kërkesës PIP më 20 nëntor 2020 dhe ka nënshkruar deklaratën”.

“Më 21 janar 2021 ajo pati një konsultim kokë më kokë. Pagesa është llogaritur dhe autorizuar që në atë fazë”.

DWP shpejt zbuloi se Morris kishte qenë duke konkurruar në gara të vrapimit, pasi i pa fotot e saj në Facebook, raporton Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.

Ajo është dënuar me tetë muaj burgim.

Share This Article