Conference League, 7 ekipet nga të gjitha trojet shqipfolëse njohin rivalët e turit të dytë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 11 skuadra nga të gjitha trojet të angazhuara në tre kupat europiane, në garë mbetën vetëm 7 ekipe shqiptare. Të gjitha do të luajnë në Conference League.

Egnatia kampione e Shqipërisë, Ballkani kampion i Kosovës, Deçiçi kampion i Malit të Zi dhe Struga kampione e Maqedonisë së Veriut u mposhtën në Champions dhe zbritën në nivelin e tretë të arenës ndërkombëtare.

Nga skuadrat e Superiores, vetëm Partizani kaloi turin e parë. Të kuqtë do të luajnë me gjeorgjianët e Iberias, ndërsa Egnatian e pret sfida me islandezët e Vikingur Rekjavik.

Nga ekipet e Superligës së Kosovës, në Islandë do të luajë edhe Drita. Skuadra nga Gjilani sifdon Breidablik-un. Ballkani do të luajë kundër maltezëve të Hamrun, ndërsa Llapin e pret sfida me danezët e Brondbi.

Deçiçi, skuadra shqiptare nga Tuzi që fitoi titullin në Malin e Zi do të luajë në turin e dytë të Conference League kundër gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Ndërkohë, Struga, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut do të ndeshet me armenët e Pyunik Yerevan.

Përballjet e para në turin e dytë të Conference League do të luhen të enjten e ardhshme, më 25 korrik. Ndërkohë, ndeshjet e kthimit janë parashikuar të zhvillohen në datën 1 gusht.

Turi i dytë i Conference League

Iberia 1999 – Partizani

Vikingur Reykjavik – Egnatia

Breiðablik – Drita Gjilan

Ballkani Suharekë – Hamrun Spartans

Brøndby – Llapi Podujevë

Dinamo Batumi – Decic Tuz

Struga- Pyunik Yerevan

Share This Article