Shqiptarët e Kosovës nisin pushimet, 17,000 hynë nga Morini në 12 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E premtja ka shënuar ditën me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Morinit për këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17132 shtetas me afro 5192 automjete.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdet për të kaluar pushimet.

Edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë. 82 të tillë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë kanë hyrë në 12 orët e fundit.

Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.

Share This Article