“Dy vite kërkoi siguri shtesë, por iu refuzua”, detaje të reja nga atentati ndaj Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithnjë e më shumë informacione po dalin në dritë për sigurinë e Donald Trump. Sipas një raporti të Post, zyrtarët e Shërbimit Sekret për dy vjet kanë refuzuar vazhdimisht kërkesën e Trump për siguri shtesë.

Ish-presidenti 78-vjeçar i SHBA -së ka kërkuar më shumë agjentë në ngjarjet e mëdha publike ku ai merr pjesë, si dhe më shumë snajperistë për aktivitetet në natyrë. Megjithatë, çdo kërkesë u refuzua nga zyrtarë të lartë të cilët pretenduan se nuk kishin informacione se siguria e Trump mund të cenohej.

Agjentët e Shërbimit Sekret, së bashku me autoritetet lokale të policisë, ishin përgjegjës për sigurimin e tubimit kur i armatosuri 20-vjeçar Mattheë Thomas Crooks hapi zjarr duke plagosur lehtë ish-presidentin. Crooks ishte në një çati vetëm 130 metra larg Trump kur ai qëlloi shtatë plumba, duke i plagosur Trump dhe duke vrarë një anëtar të audiencës që ishte ulur pas skenës. Dy të tjerë u plagosën rëndë.

Share This Article