Masakra në Memaliaj, PD kërkon dorëheqjen e ministrit, Balla ja lë përgjegjësinë policisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krimi i rëndë në Memaliaj me 3 të vrarë dhe 2 të plagosur, i fundit i një serie ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura së fundmi në vend, e gjeti ministrin e Brendshëm, Taulant Balla përballë deputetëve në komisionet parlamentare.

Për Taulant Ballën, ngjarja e Memaliajt nuk mund të jetë njësi matëse për të vlerësuar punën e policisë, ndonëse pranoi se ka përgjegjësi për situatën mes forcave blu.

“Vlerësimi i performancës së policisë nuk mund të bëhet mbi ngjarje të caktuara. Unë jam po aq zemërthyer edhe ngjarjes së fundit në Memaliaj. Padyshim që policia duhet të marrë përgjegjësinë për çdo jetë të humbur”, tha ministri Balla.

Partia Demokratike reagoi përmes nënkryetarit Luçiano Boçi, i cili e quajti bilanc lufte fundjavën që lamë pas, duke ngritur gishtin e akuzës mbi ministrin e Brendshëm, për të cilin thotë se përfaqëson ‘bursën e kriminalitetit’.

 “Shqipërisë i vjen era barut, ndërkohë që ministri parfumos me postime të parapërgatitura të brendshmet e qelbura të sigurisë dhe rendit. Shqipëria ka marrë pushimet, por të vetmit që nuk pushojnë janë kriminelët. Dorëheqja e ministrit Balla është kërkesa më e vogël. Një ministër-garantor i krimit nuk mund të japë garanci për sigurinë e qytetarëve”, tha Boçi.

Për Partinë Demokratike, Shqipëria nuk ka problem parësor trafikun e verës, por narko-trafikun e të gjitha stinëve.

Share This Article