Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhe.
“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!
Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!
Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë,”ka shkruar presidentja Osmani.