Pakti për listat, Shehi: Janë njerëz që nuk duan të vijë në pushtet opozita, mjaftohen me mandatin e deputetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Mua më kanë tradhtuar kolegët e mi opozitarë”. Kështu është shprehur Dashamir Shehi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, duke iu referuar marrëveshjes PS-PD për listat e deputetëve.

Sipas Shehit, këta “janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit”.

“Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë… Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi.

“Propozimi im ishte që t’i zgjeronim zonat elektorale, me 4 zona. Por, jo 12 sepse nuk jemi Kina. Tallen me rajonet. Pastaj, hape listën”, shtoi Shehi.

Share This Article