Denaj: Agroturizmi, kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin, fuqizon  familjet në zonat rurale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë prezantimit të saj nëKongresin e Partisë Socialiste, u shpreh, se 6 vite më parë në Shqipëri numëroheshin vetëm 10 agroturizma, ndërsa sot ka më shumë se 260 të tillë.

Sipas Denaj, agroturizmi është kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin , i familjes me sipërmarrjen , i fermerit me tregtarin, imikpritjes emocionuese me produktet cilësore ushqimore  shqiptare, të cilat sot kanë marrë njëjehonë  në mediat ndërkombëtare.

“Agroturizmi si njësi ekonomike  është në fokus të zhvillimit ekonomik në mandatin tonë të 4 qeverisës, kjo falë një objektivi të qartë  për tëfuqizuar familjet në zonat rurale e per tëzhvilluar më tej  këto njësi për të rritur  mirëqënien e tyre”, u shpreh Denaj.

Një agroturizëm sot angazhon më shumë se 25  familje  dhe janë 11 hektar tokë  të punuar, duke ruajtur kështu farat autoktone, e duke ndjekur një protokoll cilësor brenda standarteve të BE, por njëkohësisht agroturizmi sot ështëkthyer në një model të suksesshëm  të punësimit të shumë të rinjëve, grave të cilat  sot i kanëdhënë një vlerë më të shtuar mikpritjes shqiptare , tha Denaj në  fjalën e saj në Kongresin e socialistëve.

“Sigurisht që shëmbujt e suksesit janë pafund nëShqipërinë tonë  nga veriu në jug , nga Tropoja në Konispol, nga Vermoshi në Përmet , ne kemi shembuj suksesi, ku ata që më parë kanë punuar  në emigracion janë kthyer, e kanë gërshetuar dijen  në tokë të huaj me dashurinë e tokës sëetërve të tyre, theksoi Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

Duke iu drejtuar socialistëve, Denaj tha, se kjo është një rrugë pa kthim, që vetëm qeveria socialiste mund ta zhvillojë këtë zhvillim eksponencial në 4 vitet e ardhshme . “Janë më shumë se  260 agroturizma sot, por ne synojmë 1000 agroturizma  në 2030 të një cilësie fantastike ndërkombëtarisht të njohur , ku absolutisht punësimi i të rinjëve, të rejave  dhe të gjithë zonave rurale do të jetë një fakt”, u shpreh Denaj, duke e mbyllur fjalën e saj me  vlerësimin,  se brandi shqiptar do të marrë vlerën që meriton puna dhe djersa e tyre.

Share This Article