Rrëshqitje dheu në Indi, 36 viktima dhe qindra të pagjetur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra njerëz janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në shtetin jugor të Kerala në Indi. Këtë e bëjnë të ditur Forcat e Armatosura të vendit me anë të një shënimi, ndërsa numri zyrtar për momentin është 36 të vdekur.

Rrëshqitjet e dheut goditën Meppadin në rrethin e Wayanad rreth orës 2 të mëngjesit të së martës, duke ndërprerë të paktën katër fshatra dhe përpjekjet e shpëtimit po pengoheshin nga shiu i dendur dhe i vazhdueshëm.

Rrëshqitje dheu në Indi, 36 viktima dhe qindra të pagjetur

Rreth 225 ushtarë u vendosën në zonë dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Indiane ishin mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, me drone policie dhe një skuadër qensh gjithashtu.

Mediat vendase bëjnë të ditur se shumë shtëpi, automjete dhe dyqane ishin zhytur në baltë dhe ujë. Ura kryesore e Chooralmala u shkatërrua gjithashtu dhe shumë zona të tjera u bllokuan.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm muson që goditën fshatrat kodrinore në rrethin Wayanad.

Shirat e musonit në të gjithë rajonin nga qershori deri në shtator ofrojnë lehtësim nga nxehtësia e verës dhe janë thelbësore për rimbushjen e furnizimeve me ujë.

Rrëshqitje dheu në Indi, 36 viktima dhe qindra të pagjetur

Ato janë jetike për bujqësinë dhe për këtë arsye jetesën e miliona fermerëve dhe sigurinë ushqimore për afro dy miliardë banorët e Azisë Jugore.Por ato sjellin edhe shkatërrime në formën e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Numri i përmbytjeve fatale dhe rrëshqitjeve të dheut është rritur vitet e fundit dhe ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po e përkeqëson problemin.

Share This Article