Qeveria shqiptare celi përmes Autoritetit Portual të Durrësit garën për ndërtimin e ri të portit tregtar në Porto Romano. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e prokurimit Publik, faza e parë e portit do të kushtojë 391 milionë euro.
Faza e parë e punimeve parashikohet të zgjasë 3 vjet e gjysmë. Për këtë garë kanë shfaqur interes 15 kompani, nga të cilat 5 janë nga kompanitë me prestigjioze në Europë.
Ministrja e Infrakstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shprehur se ky është një moment i veçantë për infrastrukturën e vendit.
Ministrja theksoi se do të ndërtojmë një port dyfish më të thellë nga ai që kemi sot në Durrës.
“Moment i veçantë për infrasktrukturën e vendit. E kemi quajtur port të shqiptarëve, se do të lidhë shqiptarët. Në bashkëpunim me NATO-n kemi bashkëpunuar për financim në këtë port. Me portin tregtar në Porto Romano do të kemi dy porte në Durrës dhe Vlorë, portet komeraciale dhe marinat detare. Do ndërtojmë një port dyfish më të thellë nga ai që kemi sot në Durrës. Terminal kontejnerësh 3-fish më të madh”, u shpreh Balluku.
Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2026. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohet porti turistik.