Media britanike The Sun ka shkruajtur për shkatërrimin e bandës që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Pistoleta Glock dhe një pushkë kallashnikov ishin midis 25 armëve të zjarrit të gjetura në një sulm në Shqipëri”, shkruan The Sun.
“Armët dhe qindra fishekë ishin caktuar për t’u dërguar bandave shqiptare në Britani, të cilat po bëjnë një luftë në terren për drogën dhe prostitucionin në Londër”, thuhet më tej.
Policia shqiptare gjeti armët duke u përgatitur për dërgesë kur policët e maskuar dhe të armatosur hynë një pronë në një periferi të kryeqytetit Tiranë të enjten.
Policia shqiptare që punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar bëri pesë arrestime ndërsa hetimet vazhduan pas zbulimit të vendit kur ruheshin armët këtë javë.
Urdhër arreste janë lëshuar edhe për 3 persona të tjerëtë cilët janë ende të lirë në Mbretërinë e Bashkuar.
Operacioni në Shqipëri:
Gjatë operacionit janë sekuestruar 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, si dhe pajisje optike.
Të arrestuar janë shtetasit Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, Rifat Avdiaj, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë”.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.04.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
– 6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.
– 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.
– 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROWNING”, me numër 2205.
– 4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë
– 201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.
– 1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro
– 31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë
– 8 (tetë) aparate telefonash celularë
– 1 (një) aparat DVR, e markës “HILOOCK”,
– dokumente të ndryshme
– 1 (një) automjet i markës Mercedes Benz Sprinter
– Gjithashtu, në zbatim të vendimeve të Gjykatës, në datën 01.08.2024 është ushtruar kontroll në disa banesa, biznese, automjete apo dhe kontroll personal të personave ku janë gjetur dhe sekuestruar sendet e mëposhtme:
– 24 armë zjarri pistoletë
– 1 automatik kallashnikov
– pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)
– 49 krehëra (karikator) të llojeve të ndryshme,
– 2 thika
– 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,
– 1 palë pranga
– 10 pajisje speciale optike dhe lazeri
– 4 automjete
– 1 motor
– 1 palë veshje ushtarake
– 1 helmetë e forcave speciale
– 4 aparate celularë
– 2 laptop
– 1 njësi qendrore
– 290 euro
– 13,000 lekë
– kartë Sim Vala (kosovare)