Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm: Ja ku mund të aplikoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania.

“🟢 Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Share This Article