Incidenti në Aeroportin e Shkupit, Mickoski: Na vjen keq, pres që Osmani të na njoftojë për udhëtimet e saja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka komentuar ditën e sotme incidentin që ndodhi me Presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Komentet, Hristijan Mickoski i bëri gjatë një konference për shtyp me homologun e Kosovës, Albin Kurti.

Ai deklaroi se udhëtimet komerciale janë të njëjta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetërorë të vendit dhe shtetet tjera.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herëve të tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dalë në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski.

Mickoski shtoi se sjelljen e sigurimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidhë me institucione vendore.

Kujtojmë se konferenca e përbashkët për shtyp Mickoski-Kurti është zhvilluar pas takimit mes dy liderëve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë në RMV deklaroi se me Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren.

Share This Article