Pika e kalimit doganor në Qafë Thanë vijon të përballet edhe në këto ditë të para të gushtit me fluks të lartë automjetesh të cilat futen në territorin shqiptar. Fluksi tashmë nuk është vetëm në fundjavë por çdo ditë në orare të caktuara të ditës.
Edhe paraditja e sotme deri në mesditë ka shënuar fluks shumë të lartë të automjeteve që kalojnë kufirin me destinacion bregdetin shqiptar. Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, turistë nga vendet e Europës lindore që zgjedhin Shqipërinë për pushime.
Burime pranë policisë kufitare të doganës bëjnë me dije se punohet me 5 sportele, 4 për automjetet dhe 1 për kamionët, për këtë arsye ka fluks dhe radhë por jo më shumë se 20-30 minuta pritje.
Ndërsa në rastet e radhëve shumë të gjata çdo ditë aplikohet edhe kalimi me procedurë të përshpejtuar, në dakordësi me palën maqedonase. Kjo procedurë lejon kalimin e qytetarëve pa kontroll të gjatë, procedurë që është e përcaktuar në marrëveshje mes palëve doganore kufitare.
Vetëm në dy ditët e fundit Qafë Thana ka në hyrje 15.165 shtetas. Hyrje daljet në pikat kufitare në juglindjes janë për vetëm dy ditë janë:
Për datën 03 Gusht, në Kapshticë 5214 shtetas në hyrje dhe 3589 shtetas në dalje.
Qafë Thanë”: 8217 shtetas në hyrje dhe 5611 shtetas në dalje.
Për datën 04 Gusht, në Kapshticë 3759 shtetas në hyrje dhe 3075 shtetas në dalje.
Qafë Thanë: 6948 shtetas në hyrje dhe 5316 shtetas në dalje.