Tre koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë anuluar pas një kërcënimi të mundshëm për një sulm terrorist.
Shfaqjet, pjesë e turneut të Swift Eras, do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin “Ernst Happel”.
Të mërkurën, dy persona, nje austriak dhe tjetri me origjine nga Maqedonia u arrestuan me dyshimin se po planifikonin sulme islamike, gjë që detyroi autoritetet dhe organizatorët që të mos kishin një zgjidhje tjetër, por të anulonin koncertet e planifikuara.
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Franz Ruf bëri me dije se një shtetas austriak 19-vjeçar u arrestua të mërkurën në mëngjes në Ternitz, në provincën e Austrisë së Poshtme. Ai tha se arrestimi i dytë ndodhi në Vjenë pasdite, por nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin.
“Sipas statusit aktual të hetimit, dy të dyshuarit u radikalizuan përmes internetit”, tha Ruf duke shtuar se
19-vjeçari bëri “një betim për besnikëri” ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik në fillim të korrikut.
Një operacion i madh policor u zhvillua në Ternitz, zona ku jetonte 19-vjeçari. Një numër shtëpish ndërsa banesa e tij u kontrollua, ku u gjetën disa substance kimike që po ekzaminohen.
Kreu i policisë në Vjenë, Gerhard Pürstl tha se 65,000 njerëz në ditë pritej të ndiqnin koncertet, si dhe 22,000 fansa nga jashtë vendit.