“Shekulli i popullit shqiptar”/ Driton Kuka uron Shqipërinë për fitimin e dy medaljeve olimpike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka arritur t’i fitoj dy medaljet e para olimpike në historinë e saj.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në sportin e mundjes, derisa kanë marrë dy medalje të bronzta.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar Shqipërinë për këtë arritje të madhe.

Kuka ka shkruar se ky është shekulli i popullit shqiptar, pasi përveç Shqipërisë edhe Kosova ka fituar dy medalje në Paris, duke quar në pesë numrin e medaljeve olimpike.

“Shqipëria dy medalje olimpike. Shteti ynë amë fitoj medalje olimpike, dy të bronzta. Gëzuar e urime… Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot pesë copa”.

“Shekulli i popullit shqiptar”, ka shkruar trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit mbarëshqiptar, Driton Kuka.

Share This Article