Një person ka humbur jetën nga zjarret që janë përhapur në periferi të Athinës në Greqi gjatë të hënës mbrëma.
Trupi besohet të jetë i një gruaje e cila u gjet brenda një dyqani në Vrilissia në veri të Athinës, ka thënë për BBC një burim brenda zjarrfikësve.
Mijëra qytetarët janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat janë duke u kërcënuar nga zjarret që po vazhdojnë edhe sot të përhapen në zona tjera.
Zëdhënësi i zjarrfikësve koloneli Vassilios Vathrakogiannis tha se nuk ka zjarre aktive në verilindje të rajonit Attica që përfshijnë pjesë të Athinës.
Për shuarjen e zjarreve janë përfshirë mbi 700 zjarrfikës, 199 kamionë dhe 35 aeroplanë me shpresën që të ndalin përhapjen e tyre rreth 35 kilometra në veri të kryeqytetit grek.