Është regjistruar momenti kur dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Iraniane u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit, i cili vrau gjithashtu komandantin e kësaj garde, Quds Qassem Soleimani.
Pamjet e kamerave afër aeroportit dhe të shpërndara nga televizioni irakian AhadTV, tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize të premten në mëngjes.
Gjeneral brigade Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi u rreshtuan në mesin e të vdekurve, së bashku me kolonelin e rojeve Shahroud Mozaffari Nia dhe kapitenin Waheed Zamanian.
Abu Mahdi al-Muhandis, zv. komandant i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut me bazë në Irak, ishte gjithashtu midis të vdekurve pasi u godit nga një nga katër raketat e udhëhequra nga Amerika, të shkrepura nga një dron Reaper.