“Bill Gates i Britanisë”, manjati Mike Lynch mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas incidentit në Siçili dhe jemi gati të ofrojmë mbështetje konsullore për shtetasit britanikë të prekur”.

Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar nga jahti i cili u fundos në brigjet e Siçilisë, nga anijet patrulluese të rojes bregdetare italiane dhe ekipet e shpëtimit.

Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë një vjeç.

Një person i vdekur është nxjerrë nga rrënojat .

Kapiteni i një anijeje, i cili ishte afër kur varka me vela u fundos shpëtoi 15 persona dhe përshkroi për BBC rrethanat në të cilat anija u mbyt.

Kapiteni Carsten Borner tha se varka e tij u godit gjithashtu nga stuhi shumë të forta për shkak të motit të keq në orët e para të mëngjesit, por kishte arritur ta stabilizonte atë.

Ai theksoi se panë jahtin i cili ishte jashtë kontrollit.

“Arritëm ta mbanim anijen tonë në vend dhe pasi mbaroi stuhia, vumë re që jahti i cili ndodhej pas nesh ishte zhdukur .”

Ai tha se ekuipazhi i tij më pas gjeti disa nga të mbijetuarit në një gomone, duke përfshirë tre persona të cilët u plagosën rëndë dhe i mori në bord përpara se roja bregdetare t’i merrte.

Ai konfirmoi se “një foshnjë e vogël dhe gruaja e pronarit” ishin në mesin e të mbijetuarve. vizionplus.tv

Share This Article