ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt 2 hours ago
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon 2 hours ago
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak 2 hours ago
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje 2 hours ago
Kosovë, Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë

albnews by albnews
21 August, 2024
in Show - Biz
0
Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se avokati Ben Emmerson është tërhequr nga ekipi mbrojtës i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është duke u gjykuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat ai i mohon.

“Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson. Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”, thuhet në njoftim.

RelatedPosts

Vdes këngëtari i njohur në moshën 51-vjeçare

Përfshihen në aksident aktorët e njohur të Hollivudit

Zbulimi britanik, temperatura e hundës tregon nivelin e stresit

Veseli dhe Emmerson u pajtuan për ndarjen për shkak të “prishjes së parevokueshme të marrëdhënieve të tyre klient-avokat”, sipas njoftimit.

Gjykata tha se trupi gjykues “u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”.

Emmerson, avokat ndërkombëtar dhe ish-raportuesi Special i OKB-së për Kundër Terrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020.

Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndër gjykimet që po vazhdon është edhe ai ndaj Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë. /Radio Evropa e Lirë

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

Ndalohet nga policia e Durrësit bashkëpunëtori i Aldo Avdylajt

14 October, 2025
Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

14 October, 2025
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit ndërsa porti i Durrësit në hetim paraprak

14 October, 2025
Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result