NATO ka pezulluar misionet e trajnimit në Irak, theksoi sot zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike, Dylan White, pas vdekjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani në një sulm amerikan në Bagdad.
Misioni i NATO-s në Irak, që numëron disa qindra ushtarë, po trajnon forcat e këtij vendi me kërkesë të qeverisë irakiane, për të penguar rikthimin e Shtetit Islamik./ATSH/