Policia në Arizona ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se kërcënoi të vriste Donald Trump.
Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Ronald Lee Shirwood, i cili ka precedentë penalë.
Sipas “Daily Mail”, ndaj tij janë në pritje disa urdhër arreste, si për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për braktisje të një automjeti, ndërkohë që ai është dënuar për vepra seksuale.
Natyra e kërcënimeve është e paqartë, por një sherif në shtetin e Arizonës tha se ato u bënë në “mediat sociale”.
Kujtojmë se më 13 korrik, Trump u qëllua me armë në një tubim në Butler të Pensilvanisë.
Fatmirësisht ai mbeti i plagpsur lehtë, por një person humbi jetën si pasojë e të shtënave./vizionplus.tv