E rëndë në Gjermani/ Kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë, policia qëllon për vdekje agresorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka mbetur i vrarë, pasi kërcënonte qytetarët me thikë në rrugë. Ngjarja ndodhi në Moers, afër qyteteve Duisburg dhe Duesseldorf.

Personi në fjalë, përveçse kërcënonte qytetarët me thikë, tentoi të sulmonte dhe efektivët e policisë, të cilët iu përgjigjen me armë.

Kur policët shkuan aty, burri i sulmoi me dy thika, raportoi AP.

Policët gjuajtën drejt 26-vjeçarit gjerman dhe ai vdiq nga plagët. Të premten mbrëma, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën nga një sulm me thikë në festivalin në Solingen. Dyshohet se sulmuesi është një ekstremist islamik nga Siria i cili u vetëdorëzua në Polici.

Share This Article