ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 1 hour ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  1 hour ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 1 hour ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 1 hour ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Rama na kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi

albnews by albnews
2 September, 2024
in Albania, Opinion
0
Rama na kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Agim Xhafka

U nxita për këto rradhë nga mbledhja e qeverisë që u zhvillua të djelë në malin e Dajtit. Te një resort atje. Në tv pashë një varg makinash luksoze që do i kishin zili edhe sheikët e naftës. Ishin rresht ministrat,si një varg i gjatë fiqsh të thatë.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

Ndalonin te një postbllok i sajuar e dhjetra gardistë kontrollonin makinat se qoftë larg armiku mund të kishte futur poshtë shasisë a gomave ndonjë dorë tritol. Kjo lukuni qeveritarësh thuhet se raportoi te i pari i vendit për strategjinë e çdo dikasteri. Pak tallës ky shpjegim se kokrrat e ministrave i drejton ëhatsappi i kryeministrit si telekomanda ndërron kanalet. Ndërsa në mbyllje nuk doli asnjë komunikatë prej takimit.  Doja të pyesja se sa kushtoi ky takim.

Duke mbledhur paratë për karburant,për pagat e shoferëve dhe rojeve,ato të gardistëve,shpenzimet e qirasë së resortit,ndonjë drekë cilësore për ministrat e lodhur. E të tjera e të tjera do thoshte Teodor Keko. Por hiç. Asnjë shifër. E dija që kot do lodhesha dhe kujtova që mbledhje të tilla Rama i bën pak si dendur.

Ja, para ca ditësh i mbështolli në Himarë. Qeveri e kryetarët e bashkive. Një garumbull i madh që e shtoi dukshëm numrin e turistëve atje. Siç ka bërë takime në Korçë. Shëngjin, Velipojë, Shkodër. E asnjë faturë e paguar nuk tregohet.

Sikur ato shpenzime i shlyen psh ndonjë qeveri e ndonjë shteti fqinj a më larg. Ndërkohë më erdhën ndër mend udhëtimet e kryeministrit nëpër botë. Që siç thotë avokat Ngjela, Ramës nuk i mjaftojnë dy avionë. I duhet dhe një i tretë tip autoboti që të furnizojë me kraburant kur udhëheqësi ynë është në fluturim e sipër. Qoftë larg i mbarohet karburanti mbi ndonjë det a mbi oqean!!

Kur sjell ndër mend çmimin e benzinës,sasinë e madhe që harxhon charteri,rrogat e personelit shërbyes,shpërblimet e pilotëve,taksat e aeroporteve ku ateron Rama më ngrihen qimet përpjetë se shuma shkon bash në lartësinë e avionit. E të tjera e të tjera do tallej sërish Teodor Keko.por këto të tjera janë miliona e miliona euro.

Mbi këto shtohen dhe afro një miliardë që i shpenzon dhe i përvetëson administrata. Me rrugë e marifete të ndryshme. Që kanë arritur përsosmërinë tani. Siç kanë bërë rregull që rrugët  i fiton ai që i ndërton më shtrenjtë. E kështu euro mbi euro bëhet kala. Thuajse gjysma e buxhetit shkon për Ramën ose vidhet nën hundën e tij. E prapë më vjen i goditur një krahasim që më duket e ka thënë Nard Ndoka.

-Rama kushton më shtrenjtë se Lionel Mesi.

Vërtet,Mesi me 200-300 milionë euro para Ramës quhet si ai që ha përshesh me dhallë. Dhe të mendosh që ato para Mesi i rimburson me të ardhura nga reklamat,nga shitja e biletave të stadiumit,nga sponsorët gjigandë. E veç këtyre Mesi bën edhe gola për çdondeshje,entuziazmon tifozët,emocionon botën.

 -Po  dhe Rama gjuan. Mos i bjerë më qafë!

-E vërtetë. Edhe Rama gjuan. Dhe godet fort. Por fati ynë i keq,ai me qëllim nuk bën gol. Ai bën autogol në buxhetin e shtetit. Ama gjuan çdo ditë. Nuk ndalet tash 11 vite.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result