Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

28 emigrantë nga Lindja e Mesme janë shpëtuar nga ekuipazhi i anijes së Forcave Detare shqiptare gjatë misionit të patrullimit në detin Egje.

“Anija ORIKU e Forcës Detare bëri të mundur ndalimin dhe njëkohësisht shpëtimin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme gjatë patrullimit në misionin e NATO-s, Sea Guardian në detin Egje”, njofton FA.

Ekuipazhi shqiptar evidentoi në kohë gomonen në vështirësi lundrimore, duke ia dorëzuar Rojës Bregdetare turke emigrantët në gjendje të mirë shëndetësore. 

Share This Article