Një 32-vjeçar shqiptar është kthyer në tmerrin e gardianëve në një burg të Francës.
Sipas mediave vendase, ai ka nisur një sulm duke plagosur 3 efektivë, e duke kërcënuar shefin e sektorit dhe të tjerët me vdekje. Raportohet se një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze.
32-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekspertizës psikiatrike, teksa po qëndron në burg, i izoluar.