ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 4 hours ago
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 7 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 8 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 8 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Beleri tregon shokët e burgu: Zura miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon dhe me drejtorët e bashkisë së Tiranës

albnews by albnews
8 September, 2024
in Shqiperia
0
Beleri tregon shokët e burgu: Zura miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon dhe me drejtorët e bashkisë së Tiranës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryebashkiaku i dënuar i Himarës, Fredi Beleri, i liruar me kusht për pjesën e mbetur më 2 Shtator, ka rrëfyer 16 muajt e tij në paraburgim, teksa GJKKO në dy shkallë e gjeti fajtor për korrupsion zgjedhor duke e arrestuar më 12 Maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Fredi Beleri, aktualisht eurodeputet i Greqisë për partinë “Demokracia e Re”, tregon se si zuri miqësi të reja gjatë qëndrimit në izolim, edhe pse mes tyre kishte nga ata në parim kundërshtarë politikë, apo ish-bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Fatos Nano feston 73-vjetorin e lindjes, Rama: Lideri historik që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa

Rama reagon ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili ka urdhëruar rikthimin në detyrë të ish-drejtorit të AMP-së në Vlorë: Mbrojti ata që shkelën ligjin, ndërkohë që shteti kërkoi ndëshkimin e tyre

“Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë Tiranë, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit”, tregon ai.

Teksa më tej shton se më parë nuk kishte pasur njohje me ta dhe se zuri miqësi të reja.

“Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient. Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë”, thotë Beleri.

Madje ai tregoi edhe për debatet politike që bëheshin në burg mes tij dhe socialistëve të arrestuar.

“Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar. Problemi i tyre ishte padrejtësia që vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u”, u shpreh Beleri, i cili përgënjeshtroi edhe një lajm të përhapur disa javë më parë, se ai i kishte shpëtuar jetën një ish- kryebashkiaku në burg.

Teksa pyetet edhe për zgjedhjen si eurodeputet i Greqisë, ai nënvizon se ka falënderim edhe për kryeministrin Edi Rama, që gjatë procesit e akuzoi si autorin e arrestimit dhe dënimit të tij.

“Po të mos ishte Edi Rama, nuk do të isha bërë kurrë deputet në Parlamentin Europian. Po të mos kishte urdhëruar arrestimin tim, po të mos kishte urdhëruar drejtësinë të shkelë ligjin me të dyja këmbët, unë do te isha një kryetar bashkie me probleme shumë të mëdha. Unë s’kisha shkopin magjik, do të konsumohesha për dy vjet dhe gjysmën e atyre që më duartrokasin sot, do të ishin të pakënaqur.

Megjithatë, do të preferoja të isha kryetar i Bashkisë Himarë dhe e kam synim prapë, nëse zgjidh në kohë çështjen në Gjykatën e Strasburgut”, tha Fredi Beleri.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u dënua me 2 vite burgim, nga të cilat i kishin mbetur më pak se dy muaj dhe që Gjykata e Fierit ia konvertoi me kusht, duke e liruar para kohe. Beleri tha se do e vijojë betejën e tij për drejtësi deri në Strasburg dhe se do përfshihet në politikën shqiptare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

16 September, 2025
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result